Golloborda

Golloborda - Gollo bordo

A E Di Shteti Se Ku Bie Golloborda ?

Ramazan Hoxha

Ne, gollobordasit e shpėrngulur nė tė katėr anėt e Shqipėrisė, megjithėse sot nuk banojmė nė Gollobordė, njė pjesė tė saj e kemi gjithmonė me vete dhe ėndrrat i shohim nė trojet dhe shtėpitė tona qė kemi lėnė atje, sepse Gollobordėn e kemi nė zemėr, e kemi nė shpirt e nė mendje. Kudo qė jemi rrojmė me hallet e brengat e bashkėvendasve tanė. Prandaj shqetėsohemi kur Golloborda, pėrveē njė mijė e njė halleve, duhet tė pėrballojė dhe sulmet e hijenave qė janė lėshuar mbi tė.
Ti “Zoti shtet” je i mbytur nė borxhe ndaj ēdo krahine shqiptare, por me Gollobordėn nuk shlyhesh dot kurrė. Golloborda ndėrtoi Shqipėrinė, ndėrsa ti e braktise, e le mėnjanė, qė tė kacafytet me mjerimin dhe varfėrinė ku ėshtė katandisur. Nuk janė pak, por plot 17 vjet qė shteti shqiptar nuk e “di” se ku ndodhet Golloborda. Gjatė kėtyre viteve, kush nuk ka kaluar dhe kush nuk ėshtė interesuar pėr Gollobordėn, por vetėm shteti i saj, shteti shqiptar nuk ėshtė parė gjėkund, dhe nuk ėshtė bėrė i gjallė.
Pėr kėtė krahinė shqiptare, tė banuar historikisht nga shqiptarė etnikė, kėto vite janė kujtuar edhe qeveritarė e televizione tė Republikave tė Maqedonisė e tė Bullgarisė, tė cilėt pėrleshen me njėri – tjetrin pėr Gollobordėn dhe gollobordasit, sikur tė ishin mall pa zot. Vetėm shteti i tyre; shteti shqiptar, bėn sehir! Bėn sehir ai shtet, pėr tė cilin Golloborda dhe gollobordasit, janė djegė, janė vrarė e janė prerė pikėrisht nga ushtritė pushtuese tė kėtyre shteteve sllave, kur shteti i tyre shqiptar po hidhte themelet. Gollobordasit, Z.Shtet, nuk e lėshuan as nė periudhat e mėvonshme krahinėn dhe atdheun e tyre tė shtrenjtė, Shqipėrinė, por i dolėn pėr zot asaj. Gollobordasit kanė qenė ndėrtuesit e Shqipėrisė nga veriu nė jug. Nuk ka vepėr tė kohės sė shkuar 50 vjeēare qė nuk ka nė muret, kolonat dhe digat e betonta djersėn, kallot e duarve, menēurinė e gollobordasve. Nuk ka trevė tė Shqipėrisė e tė Ballkanit qė tė ketė nxjerrė kaq inxhinierė popullorė e mjeshtra ndėrtimi tė urave, kanaleve ujitėse, veprave industriale, veprave social – kulturore, tė artit e tė tjerė. Sa Heronj tė Punės ka nxjerrė Golloborda, nuk ka nxjerrė e gjithė Shqipėria. Gollobordasit ndėrtuan Shqipėrinė; atdheun e tyre, dhe pėr kėtė nuk janė pishman. Ata bėnė detyrėn e tyre patriotike ndaj atdheut, por veten e tyre e lanė mė njė anė, ndėrsa ti, Z.Shtet, i braktise. Gollobordasit kanė bėrė stoli tė vėrteta dhe nė Gollobordė. Mjeshtėria gollobordase e punimit tė gurit ka lėnė gjurmė nė kullat e Llangės, Zabzunit, Borovės, Ostrenit, Trebishtit, Okshtunit dhe nė tė gjithė krahinėn shqiptare tė Gollobordės. Kėto vepra i gjen veēanėrisht jashtė trojeve tė Gollobordės, qė nga Stambolli, Selaniku, Shkupi, Athina, Sofia, etj, dhe nė tė gjitha viset e Rumelisė, krahinės evropiane tė Perandorisė Otomane.Jeta nė kėtė krahinė shqiptare, tė cilėn natyra e ka bėrė pėr “shtat palė qejfe”, sot ėshtė bėrė e padurueshme pėr banorėt e saj, sepse qeveritarėt e tij dhe deputetėt tanė kujtohen pėr tė vetėm nė fushata elektorale, kur turren drejt saj, bėjnė premtimet dhe mashtrimet e radhės, vjedhin votat e popullit tė ndershėm, dhe mbasi marrin mandatin e deputetit ose tė qeveritarit, nuk kujtohen mė pėr tė.
Golloborda, “Z. Shtet”, nuk ėshtė laborator eksperimental, dhe banorėt e saj nuk janė kavje ku mund tė eksperimentoni kufirin e durimit, tė urisė dhe nivelin minimal tė mbijetesės.
Golloborda ka nevojė pėr punė, pėr investime. Nėqoftėse shteti do tė kujtohet ndonjė ditė pėr kėtė mrekulli qė quhet Gollobordė, atėherė turistė tė huaj, por edhe vendas do tė vėrshojnė drejt kėsaj perle shqiptare deri tani tė virgjėr, deri tani tė pashfrytėzuar e tė panjohur, me ujė tė ftohtė kurativ, ajėr tė pastėr, dhe peizazh mahnitės natyror. Golloborda nuk ėshtė vend i zhveshur, ashtu siē mund t’ia dojė qejfi ndonjėrit qė tė keqinterpretojė toponimin “Gollobordė”. “Golloborda” ėshtė emėrtimi shqip “Kalabardha”, tė cilės sllavėt i dhanė nuancat e gjuhės sė tyre. Kjo krahinė nuk ėshtė e banuar nga sllavė, por nga shqiptarė autoktonė, pavarėsisht se nė disa fshatra tė saj ekziston fenomeni i dygjuhėsisė.
Duke pėrfituar nga fenomeni i dygjuhėsisė, si dhe nga varfėria ekstreme, qarqe tė caktuara nė Maqedoni dhe Bullgari kanė shprehur hapur pretendimet e tyre pėr ekzistencėn e njė pakice kombėtare sllave nė Gollobordė. Qarqe (bullgare), duke pėrfituar edhe nga interesat meskine tė disa individėve tė korruptuar e mafiozė, tek tė cilėt ėshtė mbėshtetur, pėr tė realizuar synimet e vjetra tė saj, ka disa vite qė po pajisin me pasaporta bullgare njerėz nevojtarė nga kjo krahinė kundrejt njė pagese tė majme.
Kėto individė, tek tė cilėt ėshtė mbėshtetur qeveria bullgare pėr tė ngritur pretendimet e saj se, nė Gollobordė jetoka njė pakicė bullgare, janė shqiptarė puro 24 karatėsh. Ata janė shqiptarė denbabaden deri nė 4 breza. Mungesa e kushteve minimale, tė nevojshme pėr zhvillimin e krahinės sė tyre, mungesa e kushteve pėr zhvillimin e mirėfilltė tė bujqėsisė, mungesa e tregut pėr shitjen e produkteve blegtorale dhe bujqėsore, mungesa e turizmit malor ka shkaktuar papunėsi tė madhe dhe humbje shprese pėr tė rinjtė e krahinės.Gollobordasit nuk kėrkojnė luks.
Gollobordasit kanė kėrkuar dhe kėrkojnė nga qeveritarėt e tė gjitha ngjyrave, tė cilėve u kanė dhėnė votėn dhe mundėsinė pėr tė abuzuar me ndershmėrinė dhe djersėn e tyre, t’u krijojnė vetėm kushtet mė minimale, t’u rregullojnė infrastrukturėn rrugore. Ata kėrkojnė rikonstruksionin dhe asfaltimin e rrugės nacionale Librazhd – Bulqizė qė kalon mes pėr mes Gollobordės, por qė i shėrben tė gjitha krahinave verilindore dhe atyre juglindore tė Shqipėrisė. Rikonstruksioni dhe asfaltimi i kėsaj rruge do t’u krijonte banorėve tė Gollobordės mundėsi tė mėdha zhvillimi, do t’u afronte tregun e shitjes sė produkteve bujqėsore dhe zhvillimin e turizmit malor nė kėtė krahinė me potenciale tė mėdha turistike.
Dy herė ėshtė inauguruar fillimi i punimeve tė rikonstruksionit dhe tė asfaltimit tė rrugės Librazhd – Steblevė – Bulqizė. Njė herė ėshtė ēelur fondi fillestar dhe ėshtė prerė shiriti i fillimit tė punimeve nga ish kryeministri Fatos Nano gjatė fushatės elektorale nė korrik tė vitit 2005, qė u transmetua edhe nėpėrmjet tė gjitha televizioneve, dhe njėherė tjetėr nga drejtuesit e Partisė Demokratike mbas marrjes sė pushtetit nga ana e tyre. Por, tė dy herėt, fondet e ēelura ikėn pėr “lesh”. Kushedi se nė ē’xhepa kanė pėrfunduar. Deri tani nuk ėshtė bėrė as njė metėr linear i kėsaj rruge. Le tė jetė ky shkrim njė ftesė pėr K.L.SH. pėr tė verifikuar se ku kanė pėrfunduar kėto para.
Qeveria aktuale duhet tė kuptojė, se Shqipėria nuk ėshtė vetėm Tirana, Durrėsi dhe Elbasani…. Shqipėri janė dhe komunat verilindore, ku jetojnė rreth 55 – 60% e popullsisė shqiptare. Ndėrsa qeveritarėt e nginjur nė metropolin shqiptar japin koncesione pėr ndėrtimin e njė rruge tė katėrt nga Tirana nė Elbasan, se nuk qenkan tė mjaftueshme tre rrugėt ekzistuese: njė nga Kėrraba, njė tjetėr Tiranė – Rrogozhinė – Elbasan, dhe njė tjetėr me hekurudhė e ndėrtuar qė nė vitin 1948, rruga Librazhd – Bulqizė nuk rikonstruktohet. Gollobordasve, bulqizakve, dibranėve, qė kanė nevojė tė udhėtojnė pėr nė Librazhd, Pogradec, Korēė, Devoll, Ersekė dhe anasjelltas u duhet tė pėrshkojnė harkun e njė gjysmė rrethi duke kaluar nėpėr Tiranė me 2 apo 3 fishin e shpenzimeve. Rikonstruksioni i rrugės Librazhd – Steblevė – Bulqizė, jo vetėm qė do tė zgjidhte hallet dhe problemet e kėtyre krahinave, por do tė ishte mė ekonomike pėr transportin e mallrave, dhe tė produkteve bujqėsore e blegtorale. Do tė afronte tregjet e shitjes sė kėtyre produkteve, me mė pak shpenzime pėr prodhuesit dhe fermerėt e kėtyre krahinave. Golloborda, nė mėnyrė tė veēantė komuna e Steblevės, si dhe Dibra nė pėrgjithėsi janė prodhuesit mė tė mėdhenj tė patates nė shkallė republike dhe janė nė gjendje tė plotėsojnė nevojat e gjithė Shqipėrisė me kėtė artikull. Por pėr mungesė tė infrastrukturės rrugore po kalben patatet nėpėr kavaleta.
Edhe hapja e pikave kufitare nė Steblevė dhe nė Trebisht, tė miratuara qė pėrpara 5 viteve me njė marrėveshje ndėrshtetėrore nė mes qeverisė shqiptare dhe asaj Maqedonase ėshtė njė zgjidhje pėr krahinėn e Gollobordės. Por kjo marrėveshje, pėr neglizhencėn e qeverive respektive, nuk ėshtė zbatuarr akoma.
Golloborda kėrkon hapjen e doganės nė fshatin Miresh tė saj qė ėshtė vetėm 5 km larg qytetit tė Dibrės sė Madhe. Kjo pikė doganore ka ekzistuar gjatė gjithė periudhės sė qeverisjes sė Zogut, si dhe deri nė vitin 1950. Kjo pikė doganore i ka shėrbyer jo vetėm Gollobordės, por gjithė Shqipėrisė dhe krahinave shqiptare matanė kufirit si dhe gjithė Maqedonisė. Dogana e Mireshit, ka qenė e vetmja nė tė gjithė zonėn lindore tė Shqipėrisė, ku edhe transporti i udhėtarėve nga Peshkopia, Bulqiza, Zerqani, Luma, Dibra e Madhe, Reka, Kėrēova etj, pėr nė Tiranė bėhej nėpėrmjet kėsaj pike Doganore. Pra rruga Peshkopi – Tiranė, pėrpara hapjes sė rrugės sė “Dritės” nėpėr Shkopet, nė vitin 1950, bėhej nėpėr Gollobordė – Librazhd – Elbasan – Tiranė. Prandaj hapja e pikės doganore nė fshatin Miresh tė Gollobordės do tė ishte njė ndihmė e madhe jo vetėm pėr Gollobordėn, por pėr tė gjithė Shqipėrinė dhe shqiptarėt e Dibrės sė Madhe dhe mė gjerė.
Problemi jetik pėr gollobordasit ėshtė edhe shėrbimi shėndetėsor. Jo mė larg, por deri nė vitin 1990, nė ēdo fshat tė Gollobordės kishte qendra shėndetėsore me asistencėn e mjekut tė pėrgjithshėm, mamisė qė u vinte nė ndihmė grave pėr lindje, si dhe tė mjekut stomatotog, personelit tė mesėm infermierė, farmacistė etj. Pėrveē tyre nė Gollobordė funksiononin edhe 4 spitale rurale, nė Klenjė, Trebisht, Tuēep dhe Ostren i Madh, tė paisur me shtretėr, farmaci, me personelin e nevojshėm mjek – infermier, si dhe me instrumente pėr kirurgjinė e vogėl dhe ndihmėn e shpejtė.
Sot ėshtė shkretuar ēdo gjė. Asgjė nga kėto nuk ekziston. Jeta dhe shėndeti i gollobordasve ėshtė nė rrezik dhe nė mėshirėn e fatit. Nė kushtet kur edhe infrastruktura rrugore mungon plotėsisht jeta e gollobordasve ėshtė e rrezikuar nė ēdo moment. Gollobordasi deri sa tė vijė nė Tiranė, ose nė qytete tė tjera pėr ndihmėn e shpejtė ose pėr t’u kuruar, ka vdekur pesė herė rrugės. Prandaj, pėr tė pėrmirėsuar sado pak shėrbimin shėndetėsor, pėr popullsinė e Gollobordės, ėshtė e nevojshme ngritja e tre qendrave shėndetėsore me personelin e nevojshėm mjekėsor nė tri komunat e Gollobordės, Ostren, Trebisht dhe Steblevė, ku personeli mjekėsor tė shėrbejė me sistem pune 8 orėsh Problemi ėshtė edhe arsimi i fėmijėve gollobordas nė krahinėn e tyre deri nė mbarimin e shkollės sė mesme.
Para viteve ’90-tė, nė Gollobordė ka patur 5 shkolla tė mesme, ku tė rinjtė merrnin mėsime nė arsimin e pėrgjithshėm dhe atė profesional bujqėsor. Sot nė Gollobordė nuk ka asnjė shkollė tė mesme. Tė rinjtė qė janė tė interesuar pėr vazhdimin e saj, vijnė nėpėr qytete duke iu bėrė barrė familjeve dhe farefisit tė tyre qė banojnė nė qytet. Tė rinjtė gollobordas duhet patjetėr tė marrin arsimin e mesėm nė krahinėn e tyre e tė mos mbeten injorantė. Edhe nė Gollobordė, si nė shumė krahina tė tjera shqiptare, po vėrehet fenomeni i analfabetizmit, mbasi edhe frekuentimi i shkollave fillore ėshtė problem. Prandaj, nė kėtė krahinė, duhet tė ngrihen shkolla tė mesme
Zotėrinj qeveritarė! Kėto ishin disa nga problemet jetike tė banorėve tė krahinės sė Gollobordės qė kėrkojnė zgjidhje. Nė qoftė se e ndjeni veten, sadopak, nė shėrbim dhe borxhlinj ndaj kėtyre banorėve tė cilėt u kanė votuar dhe besuar administrimin e djersės dhe tė gjakut tė tyre, ktheni sytė nga GOLLOBORDA.

Golloborda - Gollo Bordo





Te dashur vizitor:
Mirsevini ne faqen tuaj te perditshme.
GOLLOBORDA = GOLLO BORDO 
(KODRINE E ZHVESHUR)
Ne kete  faqe mund te gjeni dhe vendosni informacionet tuaja per vendlindjen tuaj te dashur .
Per info te metejshme mund te rregjistroheni (gratis) ketu ose na shkruani ne adresen tone gollobordo@yahoo.com 
Vizitoni  ne facebook faqet tona Golloborda Gollobordo.
  ose kliko ketu    
www.facebook.com/golloborda

Ndihmoni me informazionet tuaja te bejme Golloborden nje perle turistike e te na kene zili sepse e meriton!


SI NDAHET DIBRA ? 
 MOISI MURRA DEC 12, 2014 
Ndarjet tradicionale Dibėr e Epėr, Dibėr e Poshtme (Dibėr e Madhe,Dibėr e Vogėl) 
Qė nė antikitet Dibra ėshtė ndarė nė Dibėr e Epėr dhe Dibėr e Poshtme. Shkrimtari bizantin Akropoliti ėshtė i pari, mė 1259,qė pėrdori emėrin e krahinės nė shumės (Dibrat). Nė vitin 1467,nė arkivat e Venedikut thuhet thuhet se “Dibra ka qenė njė krahinė e dyfishtė,e Sipėrme dhe e Poshtme”. Nė defterin emėror osman tė vitit 1467 Dibra e Epėr jepet me 159 fshatra( 48 Golloborda,47 Reka), 76 Dibra e Poshtme. Kristo Frashėri thotė se emrtimet Dibėr e Epėrme dhe Dibėr e Poshtme janė pėrcaktuar nga rrjedhja e lumit Drini i Zi,mbasi nė Dibėr tė Epėrme Drini ėshtė,nė krahasim me nivelin e detit, mė lartė se nė Dibrėn e Poshtme. Shumė autorė,tė huaj dhe vendas, Dibrėn, nė tė Epėr dhe tė Poshtme e ndajnė sipas rrjedhjes sė Drinit tė Zi.Anėn lindore tė Drinit e kanė marrė pėr Dibėr tė Epėr dhe anėn perendimore pėr Dibėr tė Poshtme,gjė qė ėshtė kryekėput gabim. Dibra e Epėr nga Dibra e Poshtme ndahet nga njė vijė qė del nė jug tė malit Krepi i Zanit (2116),aty ku fillojnė tė burojnė dy rrjedhje tė Radikės, kthen drejtė jugut, ulet nė Qafė tė Kadisė, Guri i Velpnės, pėrroi i Krojftit,len fshatin Grekaj,Tanushaj dhe Zhirovnicė nė Dibėr tė Poshtme dhe fshatrat Zhuzhinja, Nivishtė,Verbjan, Bitushė nė Dibėr tė Epėr, e del nė malin e Hinoskės(L.1998).Nga mali i Hinoskės ulet nė Kodrat e Qenokut,duke lėnė nė Dibėr tė Epėrme fshatrat Erebar dhe Dovalan dhe nė Dibėr tė Poshtme fshatrat Ilnicė, Trepēė, Pjeēė, Pejkė. Nga Kodrat e Qenokut kufiri zbret nė Drinin e Zi dhe pasi e kapėrcen ate nė veri tė Urės sė vjetėr tė Daut Murres ,ndjek rrjedhjen e Gurrės sė Mazhicės, duke lėnė nė Dibėr tė Poshtme fshatrat Hotesh, Lishan i Poshtėm,Lishan i Epėrm, kalon nė Qafė Qarr,nė Majėn e Shullanit, Qafė Torrė,Maja e Runjės,Qafas (Zhuri i Pllajit,Lurė). Ne se duam shtrirjen e Dibres se Eperme ,vija kufitare zbret nė Vanas,vazhdon me Kepin e Qetės, Mali i Allamanit, Vinjoll (Mat),Fusha e Thatė, Maja e Thatė (Shtrunga-Kurdari), Mali i Kreshės,Mali i Lepurit,Qafė Buell, ngjitet nė liqenin e Zi ,Kalon nė Prodan e nė Malin e Gurit, zbret nė Qafė Shkallė tė Llangės, vazhdon nga Qafa e Helmit,te Panja e Sul Tupit, Mali i Draganit, mali i Darsit,Mali i Shebenikut ose malet e Kuqe,del te Varri i Nuses, pastaj vazhdon para faqes veriore tė maleve tė Belicės,fut brenda Jabllanicėn,pret Drinin e Zi, vazhdon nė Mbigjur tė Misllodezhit, ngjitet nė malin e Llokmave, duke lėnė brenda Dibrės sė Epėr mikrokrahinėn e Zhupės,kalon nė fshatin Sencė, Duf, ngjitet nė Malet Kozhuf e Bistrica, e mbyllet atje ku u nis,lartėsia 2116 m. Kėtu tė tėrheqin vemendjen tri fshatrat e Rekės: Grekaj,Tanushaj dhe Zhirovnica qė hynė nė Dibėr tė Poshtme. Administrata vendore,sanxhak(prefekturė) nė Dibėr tė Epėr ėshtė ngritur nė vitin 1440 me Skenderbeun sanxhakbej.Ndėrsa nė Dibėr tė Poshtme nė vitin 1864. Nė Dibėr tė Epėr numėrohen dhjetė mikrokrahina me veēori etnokulturore tė ndryshme si : Gryka e Vogėl, Gryka e Madhe, Katėr Grykėt, Bulqiza, Golloborda, fshatrat e Gollobordės Perendimore(Okshtun,Prodan,Zabzun,Sebisht,Borovė,Muglicė, Llėngė), Drinkolli i Dibrės (Otishan, Xhepishtė, Drenok, Modriē, Llukovė, Nerezi, Bezova, Piskupshtina, Jabllanica) , Zhupa , Reka dhe Fusha e Shehrit. Dibra e Poshtme kufizohet nga veriu me Kukėsin,nga juglindja me Dibrėn e Epėr, nga Perendimi me Matin dhe Mirditėn. Kufiri, nė se nisim nga Guri i Kuq i Lurės,ulet nė rrjedhen e perroit tė Mallės, Kalon Drinin e Zi, rrotullohemi pak nga veriu deri nė Qafė-Draj (Draj-Reē), kthehemi pėrsėri nga jugu e zbresim nė ujėt e Veleshicės. Prej kėtu, duke ndjekur rrjedhjen e ujėt tė Veleshicės ngjitemi nė Korab, kthejmė drejt juglindjes e zbresim aty ku fillon tė burojė Radika, nė jug tė fshatit Restilicė tė Komunės sė Prizrenit,e prej kėtu sipas ndarjes qė u tregua pėr Dibrėn e Epėrme dalim nė Pllajin e Lurės,kalohet nė pjesėn lindore tė malit tė Dejės,qė ndan Macukullin nga Gurė Lura,pastaj nė Fushė Vjerdhės tė Mirditės, Lajthizė e pėrfundon aty ku u nisėm,nė Gurė tė Kuq. Nė Dibėr tė Poshtme numrohen shtatė mikrokrahina etnokulturore : Luznia, Muhurri,Lura, Reē e Dardhė,Uj’ e m’ujė, Ēidhna dhe Katundet e Epėrta e ata pėr rreth qytetit tė Peshkopisė. Veē emėrtesave Dibėr e Epėrme dhe Dibėr e Poshtme nisi tė pėrdorej dhe Dibėr e Madhe dhe Dibėr e Vogėl.Nuk dihet me saktėsi se kur nisi tė pėrdoren kėta emėrtesa, por ka shumė mundėsi tė ketė nisur nga mesi i shekullit XVII. Nga njė letėr e konsullit italian nė Durrės, Xhuzepe Kapriata, dėrguar eprorėve tė tij, mė 9 qershor 1784,mbi masat stabilizuese tė Kara Mahmud Pashės, hasim nė emėrtesėn Dibra e Vogėl : ”…Mamut Bek levante in Cavaglia, e con tutto quest’ ammaso di gente il Pasc medesimo si e diretto ad ataccare il comandante di Zibra piccolo. (… Mamud Bej i ngritur nė Kavaj dhe me gjithė kėtė grumbull njerėzish po ai Pasha u drejtua tė sulmoi komandantin e Dibrės sė Vogėl (Jusuf bej Hysenagollin-M.Murra). Mė vonė,aty nga viti 1878, me emrėtesėn Dibėr e Madhe fillojė tė nėnkuptohej Shehri i Dibrės me fshatrat pėrreth. Pėrdorimi i emėrtesave Dibėr e Madhe dhe Dibėr e Vogėl nuk ndryshon gjė me emėrtim tradicional Dibėr e Epėr dhe Dibėr e Poshtme.Por ėshtė gabim t’i thirrish Shehėrit (Oranikut famėmadh) tė Dibrės, Dibėr e Madhe.Nuk ka arsye qė shtrirja hapsinore e Dibrės sė Epėr tė njėsohet me Shehrin (Oranikun) e Dibrės e disa fshatra pėr rreth. keq ka hyrė nė pėrdorim Dibėr e Madhe pėr Shehrin (qytetin) e Dibrės sa qė kur pyet njė qytetar tė Peshkopisė,apo tė fshatrave tė Dibrės se ku shkon,ai tė pėrgjigjet : nė Dibėr tė Madhe.Por kjo nuk ėshtė e drejtė Dibra ka njohur dhe njė ndarje tjetėr : Topallti dhe Malėsi ose Nandė Malet Topallti quhej ajo pjesė e Dibrės qė kishte pranuar e njohur sundimin turk,dmth paguante vergji,tė dhjeta e xhelp dhe ndonjė herė mė tė rrallė jepte dhe ushtarė.Nė Topallti hynte qyteti i Dibrės, Reka,krahina e Zhupės,Golloborda lindore dhe tė gjithė katundet nė lindje tė rrugės :Koxhaxhik, qyteti i Dibrės,Maqėllarė,Peshkopi,Kastriot. Pjesa tjetėr quhej “Malėsi”. Malėsia ndryshe quhej “Nandė Malet e Dibrės”, tė cilėt kurr nuk i ka qėnė nėnshtruar sundimit turk.Malėsia kishte njė administratė autonome dhe sundohej me ligjin e maleve, qė dibranėt e moēėm e quanin “Kanuni i Skenderbeut”. Nė Malėsinė e Dibrės (Nandė Malet) hynin: Reēi,Dardha, Ēidhna, Muhurri dhe Luznia nė Dibėr tė Poshtme dhe Gryka e Vogėl, Gryka e Madhe, Bulqiza, Katėr Grykėt nė Dibėr tė Epėr.Gjithashtu ėshtė quajtur Malėsi,dmth hynin nė Nandė Malet dhe katundet e Gollobordės Perendimore (Okshtun, Prodan, Zabzun, Sebisht, Borovė, Muglicė, Llėngė). © 2014, SHQIPĖRIA E BASHKUAR


Golloborda ėshtė shqiptare 

Fakte Historike nė lidhje me origjinėn e qytetarėve tė Gollobordės



Nga Kujtim Stojku

Kohėt e fundit po diskutohet dhe po shkruhet pėr disa materiale gjoja tė zbuluara pėr identitetin e heroit tonė kombėtar Skėndėrbeun. Pėr ne kėto nuk janė tė njohura por i ēuditshėm ėshtė fakti se edhe disa ka-lemxhinj i kanė vėnė detyrė vetes ose mė mirė tė themi ua kanė vėnė detyrė qė ta zhveshin Skėndėrbeun nga disa gjėra qė nuk i ka pasur dhe ta paraqesin ashtu siē ėshtė. Tashmė dihet dhe gjithsekush ka dėgjuar lloj lloj broēkullash pėr tė ndryshuar historinė . Vendi ynė duke qenė njė vend qė ėshtė kufizuar gjith-monė me veten e vet dhe me pjesėt e trungut e tij janė shkėputur me dhunė dhe dhėnė tė tjerėve,gjatė kėsaj kohe nuk kanė munguar dhe vazhdojnė edhe sot diversionet kulturore,fallsifikimi i fakteve his-torike, pastrimet etnike duke pėrdorur dhunėn ushtarake,dhe gjithė kėtyre u paraprijnė disa kalemxhinj nė fillim qė gjoja duken sit ė pa rėndėsishėm dhe se po mundohen tė tregojnė tė vėrtetėn. Hapat galopant qė bėn vendi tashmė pėr tė antarsuar nė BE, dhe pėr njė lėvizje tė lirė,deri diku po ja prźt hovin kėtyre tril-limeve dhe falsifikimeve tė historisė. Para disa kohėsh do tė lexoja shkrimin e njė autori qė pėr mua nuk ishte i njohur, dhe mė parė nuk kasha lexuar asgjė prej tij dhe ky shkrim kishte emrin e njė Cvetan Maz-niku i cili theksonte se se nė njė krahinė tė nė veri tė Shqipėrisė dhe veēanėrisht nė krahinėn e Gollo-bordės sė Dibrės kishte njė popullsi kompakte si nga pikpamja territoriale po ashtu edhe gjuhėsore. Kjo krahinė sipas tij ėshtė minoritare dhe se aty jeton njė minoritet Maqedonas… dhe se ai ka gjihėn e vet maqedonishten, banesat dhe veshjet e tij karakteristike. Me kėto qė shkruan ky far Cvetani i cili kėrkon qė tė shkėlqejė me hulmutimet e tij shkencore hajde po deshe e mos vėr kujėn.Gjatė gjithė kėtyre viteve tė tranzicionit ēfar nuk na kanė dėgjuar veshėt. Emigrantėt shqiptar qė jetojnė dhe punojnė nė Greqi po ndėrrojnė emrat e tyre dhe detyrohen qė tė ndėrrojnė fenė e tyre vetėm e vetėm pėr tė pasur mė lehtė sig-urimin e njė vendi pune dhe tė mos dėbohen nga shteti grek. Tashmė dihen synimet dhe qėllimet e qarqeve tė caktuara greke pėr Verio Epirin. Dhe gjithė kėtė politikė ekspansioniste emigrantėt shqiptar po e vuajnė mbi kurrizin e tyre. Ne heshtim dhe jemi tė durueshėm, jemi edhe nevojtarė sepse vuajmė pėr bukėn e gojės duke duruar shtypje dhe tortura nga mė tė ndryshmet dhe nga mė ēnjerzoret, dhe kjo vjen vetėm e vetėm se duam tė jetojmė por jot ė poshtrohemi. Po ashtu nuk janė tė rastit shkeljet flagrante tė kushtetutės nga kryetari i bashkisė Himarės Vasil Bollanos qė nga tabelat e rrugėve dhe mė tej i ka vėnė nė gjuhėn greke. Nėqoftėsė do tė veprohej kėshtu nė njė vend tjetėr qoftė edhe nė greqi ēfar reagimi do tė kishėm?

Shqipėria dhe minoritetet 

Ne si shqipėtar gjatė gjithė historisė sonė u kemi mbijetuar tallazeve tė mėdha tė historisė deri sa erdhėm dhe u rrudhėm kaq sa jemi sot. Dhe pa zgjidhur akoma kėtė problem na del njė problem tjetėr qė ėshtė i njėjtė me tė parin por vetėm se njėri ėshtė sllav dhe tjetri ėshtė grek. Tani natyrshėm shtrohet pyetja se a mund tė shkohet drejt Evropės me mendėsi tė tilla mesjetare?. Po ta shikojmė historinė e popullit tonė ėshtė njė histori dhimbjesh, njė histori ku populli shqiptar i ka mbijetuar historisė duke u mbrojtur pa reshtur nė trojet e tij historike. Edhe Bullgaria ka pretendimet e saj ndaj vendit tonė. Nėn politikėn e gjoja tė mbrojtes sė minoriteteve ata po zhvilloojnė njė poltikė tė vjetėr me qėlllime tė caktuara sipas planit tė “Naēirtnies”. Bullgaria para disa vitesh paisi rreth gjashtėqind dibranė me viza bullgare, dhe kėta i pra-nuan kėto viza vetėm se Bullgaria ishte nė dymbdhjetėshe dhe mund tė lėviznin lirisht. Por pot a analizo-jmė me hollėsi kėtė fakt do tė shohim se diplomacia e shtetit Bullgar nė vėshtrimin e parė duket si mod-erator dhe kontemporan, por nė thelb ajo ėshtė tinzare dhe me qėllime aneksuese ndaj vendit tonė. Pra kemi njė diplomaci tė veshur me njė kostum tė ri por me astar tė vjetėr. Qėllimet dhe pikpamjet e sllavėve ndaj vendit tonė dihen prej kohėsh qysh se stėrgjyshėrit tanė i pranuan me bujari gjatė dyndjeve tė tyre. Dhe nė shpėrblim tė kėsaj bujarie ne pėrsėri po paguajmė njė haraē tė rėndė. Fill pas proceseve demok-ratike nė shqipėri u krijuan organizata, shoqata dhe parti mbinė si kėpurdhat pas shiut. Edhe nga Gollo-bordasit e Dibrės u formuan njė sėrė shoqatash dhe midis tyre edhe njė parti. Kėtu nuk ka asnjė gjė tė keqe sepse u formuan shoqatat dhe partitė, por mėnyra se si punojnė, dhe ērrugė ndjekin, si financohen dhe a janė nė pėrputhshmėri me kushtetutėn, dhe se kush ėshtė lideri i tyre shpirtėror, mosqofshin kurrė kundėr vendit tė tyre qė i rriti dhe i arsimoi, dhe shpėrblimi qė ata duan ti bėjnė atdheut tė tyre ėshtė qė tė hedhin sa mė shumė baltė mbi tė. Faqezinjtė,tradhėtarėt dhe spiunėt kanė ekzistuar dhe do tė ekzistojnė nė kėtė planet dhe nuk do ti mungojnė kurrė njerzimit. Dhe po kėshtu nuk ka se pse tė na mungojnė edhe neve. Dhe pėr kėtė soj njerzish me plot gojėn i mallkon me fjalėt”haram qumshtin e nėnės dhe toka qė ju rriti”. Por pėr kėta atdheu nuk ėshtė i ėmbėl dhe i shenjtė, sepse ēdo gjė qė njerzit e quajnė tė shenjtė dhetė lartė e mėsojnė nga atdheu i tyre sepse ai i rriti dhe i edukoi. Por nuk ndodh me tė gjithė kėshtu. Pėr disa ai nuk ka pikė vlere dhe thjesėhtė ėshtė njė mjet pėrfitimi me vetveten,dhe mbi kurrizin e tij bėn njė mijė e njė tė zezat pėr tė arritur qėllimin e tij dhe tė atij qė i shėrben. Mirpo dikush do tė pyes se kush ėshtė Golloborda, dheē’hapsirė gjeografike ka ajo sot?

Treva e sotme e Gollobordės shtrihet nė tė majtė tė Drinit tė Zi, dhe vazhdon nga Trebishti nė Viēisht shtrihet ana lindore e Gollobordės. Kurse nė jug pllaja e Gollobordės ka majėn e Raduēit e cila ėshtė e lartė 2084m dhe nė perendim kufizohet me lumin e Okshtunit. Kjo pllajė nė veri shkon deri nė kodrat e Ēerenecit qė janė 700m mbi nivelin e detit, dhe pastaj vazhdon me fushėn e Klenjės dhe fushėn e Studnės. Pllaja e Gollobordės ndodhet nė lartėsinė 1000-1200m mbi nivelin e detit. Sa herė ka pasė ndarje admin-istrative aq herė mund tė jetė zgjeruar dhe ngushtuar kufiri I Gollobordės. Ajo ka qenė,ėshtė dhe do tė mbetet e Dibrės dhe e askujt tjetėr sepse ashtu ka qenė prej mijra vjetėsh. Dhe pėr kėtė ne do tė sjellim fakte dhe dokumenta historike se nė ato maja tė larta, nė ēdo shtėpi dhe kala ėshtė valvitur flamuri i kuq me shqiponjėn dykrenore, flamuri i Skėnderbeut, ku edhe sot e kėsaj dite dasmat nė kėtė trevė tė Gollo-bordės kur krushqit shkojnė tė marrin nusen nė krye u prin njė djalosh i pashėm dhe i gjatė i veshur me kostum kombėtar duke mbajtur lart flamurin kuq e zi i cili njihet me emrin bajrak. Dhe pas dasmorėt kėn-dojnė njė kėngė qė ėshtė shumė e lashtė dhe qė ka mbėrritur deri nė ditėt tona. E cila thotė: Shi i imėt I bie nė tokėn Arbėrore Qė na lag flamurin e kuq, Shi i imėt bie nė tokėn Arbėrore, qė na lag krushqit e stolisur. Mirpo Cvetanit, Velos dhe lukunisė sė tyre qė mundohen qė ēdo gjė ta nxijnė dhe ta kthejnė sė prapthi nuk do tė mund tė bėjnė asgjė sepse toka e Gollobordės dhe e gjithė Dibrės ėshtė e vaditur me gjak, dhe se historia e saj nuk mund tė shkruhet nga lloj lloj njerzish tė cilėt mundohen qė tė falsifikojnė historinė e sajė dhe tani tė presim se ēfar do tė na nxjerrin arkivat sllave, por pa tjetėr ndonjė fakt tė stėrholluar si ai i Ēubroloviqit. Dhe sigurisht pėr shėrbimet qė u keni kryer atyre jeni shpėrblyer me tė drejta studimi,me pasaporta me vizė bullgare dhe nėnshtetėsinė bullgare, dhe se kushedi se ēfar tjetėr ju ėshtė premtuar,ku ju si nėpėrkat zvarriteni andej dhe kėtej pėr tė helmuar kėtė mundeni dhe pastaj mblid-heni kutullaē nėn gurė dhe rrinin nė pėrgjim. Ju nuk ėshtė se nuk e dini, por qėllimisht dhe me ndėrgjegje tė plotė na rrini me thikė pas shpine pėr tė na e ngulur nė momentin mė tė volitshėm pėr ju.. As ju dhe as bullgarėt, dhe kushdoqoftė tjetėr,as serbėt dhe as maqedonasit qė nga shekVI-VII-tė kur ata erdhėn si mu-haxhirė megjithė arsenalin e tyre ushtarak dhe sipas shkencėtarėve tė tyre nuk mundin ta mohojnė dhe tė falsifikojnė gjurmėt e historisė. Ka edhe kalemxhinj tė tanėt qė shprehen me rezerva ndaj kėsaj treve ku nga pa aftėsitė e tyre pėr tė njohur historinė e vendit tė tyre dhe pėr tė bėrė kėrkime shkencore tėrhiqen dhe mblidhen nė vetvete si kėrmilli nė guackėn e vet duke u lėnė rrugė tė lirė pretendimeve shoviniste sllave.Por faktet historike janė tė forta dhe ėshtė shumė vėshtirė qė ti tjetėrsosh. Dihet se popullsia e Gol-lobordės ėshtė Hilenge dhe gjithashtu po dihet se ajo ka traditėn orale,folklorike,kėngėt dhe gojdhėnat tė cilat i ka trashėguar brez pas brezi deri nė ditėt tona, po ashtu edhe dy gjuhėsinė ku disa kalemxhinj duke u kapur pas kėtij fakti sepse popullsia e saj ėshtė Hilenge ashtu siē ėshtė edhe popullsia e Himarės e cila nuk ėshtė Greke dhe ku grekėt e trajtojnė si pjesė tė tyren. Bile atje politka greke ėshtė mė e avancuar se ajo bullgare sepse shteti grek banorėve tė himarės u paguan njė pension tė majmė kėtyre banorėve sepse banorėt dhe vendin, pra Verio-Epirin i quan tė sajat,pra greke. Ndėrsa sllavėt me sa kam informacion unė janė mė tė vonuar nė kėtė fushė. Diplomacia e tyre po tregohet shumė e kujdesshme dhe tani ka filluar qė tė pluskojė si kokoshkat. Nuk ėshtė pėr tu habitur fakti se si grekėt dhe sllavėt i kanė kėto pretendime ndaj nesh, ku qėllimet e tyre ekspansioniste dihen dhe nuk janė ēfaqur sot por kanė qenė qė moti. Edhe nė fil-lim tė kėtij shekulli ku Evropa mundohet tė miratojė kushtetutėn Europiane dhe ne po bėjmė hapa golo-pantė pėr tu antarsuar nė tė bashkė me fqinjėt pėr njė lėvizje tė lirė, dhe kur dėgjojmė broēkulla tė tilla nuk e dimė se si do tė reagojė Europa e qytetruar. Megjithatė le ti kthehemi historisė pėr tė dhėnė deri diku njė pėrgjigje pėr pretendimn sllav. 

Origjina e fjalės Gollobordė

Emrin Gollobordė na jepet sipas dokumentit Osman tė vitit 1467 ku kjo krahinė ėshtė regjistruar me emrin “Dukgobrdo” ose “Dulgobrda”. Pra sipas kėtj dokumenti stud-juesi H. Sadikaj thekson se vilajeti i Dulgobrdos ėshtė shumė i madh. Pra Golloborda ka qenė vilajet nė vete. Sipas dokumenteve osmane ajo kishte njė shtrirje gjeografike tė tillė, nė lindje pėrgjatė lumit tė Dri-nit tė Zi dhe nga fshatrat Gjoricė e Tėrbaē vazhdon drejt jugut tė territoreve duke pėrfshirė fshatin Hotis-han, Zepisht dhe Manastirecin ku ky i fundit me ratifikimin e vitit 1922 mbet jashtė kufirit shtetror. Kurse nė perendim vazhdonte nga fshati Llėngė dhe deri nė Bulqizė.. Por kush kanė qenė banorėt e her-shme tė kėsaj treve? Fisi qė banonte aty mos ishte fis sllav? Nė asnjė mėnyrė. Nga defteri Turk i vitit 1467-tė ne pamė se ishte regjistruar me emrin e Dulgobrdos. Por fisi qė ka banuar nė kėtė trevė ka qenė fisi i Penestėve. Dhe se Penestia ka qenė krahinė Ilire nė luginėn e sipėrrme tė Drinit tė Zi dhe rreth saj. Pra nė Iliri ka banuar fisi I Penestėve… dhe se treva e Penestėve pėrfshihej nė mbretėrinė Ilire. Pra Pe-nestėt ishin banorėt e parė tė Dibrės tė cilėt pėrmenden nė vitet 170-169 p.e.s. Kėtu na del edhe emri i fisit “Deberus”ose mė saktė fisi Ilir i “Doberėve”nga ku mė vonė mori emrin edhe Dibra. Por sipas do-kumenteve tė kohės Golloborda na del edhe me njė emėr tjetėr qė njihet “Kolloborna”,dhe kėtė emėr e gjejmė nga konsulli rus I.S. Jasterovi i cili thekson se “nė kėtė luftė shkojnė pėrpara tė gjithė bashibo-zukėt dhe pas tyre pason flamuri i Kollobornės, pra i Gollobordės. 

Gollobordha dhe Arbeshėt

Pra ne shohim se sipas kėtij konsulli Golloborda shkonte nė luftė me flamurin e vet pėrpara malsive tė grykės sė madhe dhe pėr rrjedhim edhe Golloborda ka qenė si ato. Por para se tė vinin sllavėt nė Ballkan nga shek VI –VII-tė, Gollobordasit e Dibrės ishin nė trojet e tyre etnike dhe ata banonin nė Dibėr nė trevėn e Gollobordės e mė gjėrė nė lindje dhe nė jug me to. Pra ata kanė qenė Arbėreshė tė pa diskutueshėm dhe me etni tė pastėr po Arbėreshe. Edhe e folura e tyre ka qenė Arbėrisht. Pra ndėrsa treva ishte e populluar nga Arbėreshėt dhe natyrisht qė edhe e folura e tyre ka qenė Arbėrisht. Por sa erdhėn sllavėt ndikoi sadopak qė nė kėtė krahinė tė zbatohej njė process asimilues mbi popullsinė Arbėreshe tė Gollobordės qė zgjati disa shekuj qė nga shek I VII-tė deri nė shek XI-tė. Por duhet tė kemi parasysh se gjatė gjithė kėsaj kohe nė hapsirėn gjeografike ku sot ėshtė vendosur nocioni politik Maqedoni nė shek V-VII-tė figuronte nocioni iorganizuar I Dardanėve ose Albanėt kanė qenė banorėt e kėsaj treve. Pas ardhjes sė fiseve sllave nė Ballkan tė Bullgarėve nga njėra anė dhe tė Serbėve nga ana tjetėr,pėr njė kohė tė caktuar edhe treva e pastėr Arbėreshe pėsoi ndryshime etnike tė cilat ndikuan nė jetėn,punėn,dhe zakonet e arbėreshėve gjatė gjithė shtrirjes sė tyre gjeografike. Por tashmė dihet dhe ėshtė njė fakt i njohur nga historianėt qysh nga Herodoti se nė jug-lindje tė Ballkanit ka egzistuar edhe njė formacion politik i quajtur Maqedoni. Vendasit ishin Maqedonė tė cilėt flisnin gju-hėn e tyre. Kėta Maqedonė klasikė sėbashku dhe me Ilirėt dhe Epirotėt atje ku mbretėronte si mbret babai i Akilit Peleu kishin afėrsi tė madhe etnike dhe kishin tė njėjtėn prejardhje.Edhe qarqet poltike Bullgare pas shtrirjeve territoriale nė dėm tė fqinjėve synonin tė krijonin njė shtet Bullgar shumė tė madh nė shtrirje qė shtrihej nė tė gjithė Shqipėrinė, qė nga Vlora nė Vardar e deri nė Selanik, territore qė pėr disa kohė gjatė shek VII-VIV-tė i kishin mbajtur deri nė mesjetė. Pra Bullgaria nuk ėshtė se nuk i njeh kėto fakte historike por ajo mbetet nė mantilitet ajo qė ishte nė shek e XI-tė. Nė gjysmėn e dytė tė shek XI-tė shteti bullgar pushtoi krahinat themat Bizantine nė Shqipėri disa prej tė cilėve i mbajti tė pushtuara pėr reth 150 vjet. Kėshtu pra Dibra dhe e gjithė treva Gollobordės mbeti nėn pushtimin Bullgar. Dhe qysh ėn kėtė kohė e kanė zanafillėn toponimet sllave nė Dibėr dhe mė gjėrė nė Shqipėri. Pra qysh nga ajo kohė njė toponim i tillė e gjejmė edhe nė Mat ku njė fshat ka emrin “Stojan”. Kjo fjalė nė sllavisht do tė thotė “Ndal” sepse gjatė pushtimit Bullgar nė kėtė fshat ėshtė bėrė ndalja e ushtrisė Bullgare nga luftimet e ashpra tė trimave Matianė. Profesori shqiptar E.Ēabej ka thėnė se: Pėr ngulitjen e gjithė kėsaj toponie detyrimisht ka ndėrhyrė edhe administrate shtetrore bullgare e asaj kohe”. Dhe gjatė perandorisė sė Dushanit ishte njė shtet ku popujt jo sllavė, dhe nė radhė tė parė Shqipėtarėt ju nėnshtruan shtypjes dhe diskriminimit mė tė egėr ekonomiko sho-qėror dhe fetar.Pra me sa shihet nga dokumentat historikė treva e Gollobordės sė Di-brės gjatė kėsaj periudhe historike i pėrkiste njė origjine tė vazhdueshme Arbėreshe, por nga trysnitė dhe veprimtaritė e ndryshme asimiluese ushtroheshin mbi tė mori ngarke-sash konvencionale ortodokse por edhe tė dy gjuhėsisė shqip dhe bullgarisht. Pra ashtu siē theksoi mė lart professor E.Ēabej, ky process ishte njė process i gjatė ku ndikoi ad-ministrate e shtetit bullgar qė gjuha tė pėrvetėsohej aq sa u pėrvetėsua si gjuhė e dytė bullgarishte, krahas gjuhės shqipe, dhe kjo popullsi me fe ortodokse veproi pėr disa she-kuj. Pra pasi shteti bullgar i asaj kohe filloi qė ti pushtonte tokat e Arbėrisė dhe gjatė kėtyre pushtimeve pat ndikime nė etnosin Arbėresh. Kėshtu qė nė kuadrin e perandorisė bizan-tine tė lindjes po krijohej njė bashkėsi fisesh bullgare me pėrzierje sllovene,mongolėsh,aziatikėsh,preēenge tė vilat pretendonin qė tė forcoheshin dhe tė zgjeroheshin. Qė tė gjitha kėto kishin territorin dhe qendrėn e tyre nė njė krahinė fqinje me Gollobordėn e cila ishte Carev Dvori i prespės. Pra kėto bashkėsi fisesh bullgare ki-shin synime pushtuese jo vetėm ndaj trevės arbėreshe tė Gollobordės por pėr tė gjithė Dibrėn. Nė vitin 870 knjazi Boris e lidhi kishėn bullgare me patriarkanėn greke tė Konsta-dinopolit. Dhe kėtė emėr Konstadinopol e ka marrė nga perandori Konstadin qė ishte biri i Ilirisė dhe as i bullgarisė dhe as i Greqisė. Dhe nė vitin 886 Klementi hapi shkollėn e parė nė Ohėr dhe Devoll,pra siē duket edhe nė Dibėr ku pėr shtatė vite mėsim u ar-simuan 3500 nxėnės. Dhe njė pjesė e kėtyre nxėnėsve ishte nga Dibra. Dhe qysh kėtu shihet qartė zanafilla shqiptare ortodokse nė Rekėn e sipėrme tė Dibrės. Qysh nė kėtė kohė tek banorėt e kėsaj treve nisi tė shkruhet shkrimin sllav tek arbėreshėt e Dibrės.Pėr kėtė studjuesi I.Sadikaj na sjellė njė document provė ku thuhet se njė fanarist vllah me emrin Neofit Duka shprehet se : Ata arbėreshėt e lanė gjuhėn zonjė greqishten dhe pėrdorin gjuhėn barabare. Gjuha zonjė kėtu ishte gjitha greke, dhe ata shkrimin sllav e pranojnė me lehtėsi pėr t’ju kundėrvėnė atij grek. Pra lexues i dashur besoj se nuk do shumė koment pėr tė kuptuar se sa shtrenjtė e paguajtėn arbėreshėt bujarinė dhe mik-pritjen e tyre, dhe njė haraē i tillė me sa duket nė kėtė fillim shekulli kėrkon tė na pėrsėritet edhe sot. Gjithashtu po nuk ėshtė e rastit para katėr-pesė vjetėsh u dha njė lajm se qeveria shqiptare kishte bėrė njė marrveshje me qeverinė Greke pėr tu future nė shkollat e mesme gjuha greke. Shpresoj qė kjo tė jetė njė lapsus i imi dhe tė tė mos ketė qenė njė lajm i vėrteė. Pra qėllimet dhe piksynimet greko-sllave qysh se ata erdhėn si muhaxhirė tashmė dolėn nė dritėn e diellit. Nė njėrėn anė grekėt dhe nė anėn tjetėr sllavėt dhe Arbėreshėve nuk u mbetej gjė tjetėr vetėm se tė rrėmbenin armėt dhe tė pėrballeshin me atė qė u trokiti nė derė si “mik” dhe tash u ishte kthyer nė armik. Qysh nė gjysmėn e dytė tė shek XI-tė filloi pushtimi i tokave tė Ilirisė nga Bullgarėt dhe Sėrbėt. Ndaj kėtyre pushtuesve filloi njė qėndresė e pa shembullt Iliriane. Nė kėtė kohė nė trevėn e Gollobordės ku edhe sot bullgarėt pretendojnė se ėshtė e tyrja, mu nė krahun e majtė tė drinit tė zi kėto ushtri mercenarėsh do tė ndesheshin nė njė vjė mbrojtje tė pa shembullt. Dhe kjo vijė mbrojtje krijohej nga kalatė e Trebishtit, Llademericės, Krajkės dhe maja e kalasė sė Homeshit. Kėto kala sėbashku me ato tė krahut tė djathtė tė drinit tė zi krijonin unazėn mbrojtėse tė trevės sė Dibrės. Studjuesi Dibran Rakip Sinani nė hul-mutimet e tij shkencore pėr luftėn qė zhvilluan arbėreshėt nė kėtė kohė thotė se ushtria bizantine nė vitin 1259 sulmoi dhe pushtoi arbėrinė pėrsėri. Pra Arbėria ishte kthyer tashmė nė njė shesh lufte. Dhe nė vitin 1330-tė perandori bizantin urdhėroi qė nė kėsht-jellėn e Dibrės tė vendoseshin garnizone ushtarake Bizantine. Dibra qysh nė kėtė kohė e kishte ndėrtuar kėshtjellėn nė Sfetigrad, nė Varosh afėr Qafė – Murrės, nė Kojavec dhe nė Ēidhėn. Kėto kėshtjella i pėrdori edhe Gjon Kastriot nė vitet 1443-1467 nė luftėn kundėr pushtuesve turq. Bile tashmė keni dėgjuar se ai nuk quhet mė Gjon por Ivan dhe se popullsia e Dibrės ėshėt njė popullsi e pėrzierė. Kėto po na I thonė njerėz tė shkolluar pėr tėn treguar se kush ishte Skėndėrbeu i vėrtetė dhe se nuk ėshtė ai qė njihet sot nga bota. Zot tė lutem ruaj kėta njerėz nga mend se nuk dinė se ēfar thonė.

Pra deri kėtu ne nuk shohim se Dibra dhe Golloborda tė kenė qenė banuar nga bull-garėt ose vendasit tė jenė asimiluar nga ata. Pas kėtyre tė dhėnave historike ne shohim se banorėt e kėsaj treve kishin kėshtjellat e veta dhe kanė bėrė njė qėndresė tė lavdishme kundėr bullgarve. Sepse natyrisht vetėkuptohet ata po tė ishin bullgarė ose nė pėrgjithėsi sllavė nuk kishin arsye qė ti rroknin armėt kundėr tyre dhe tė ndėrtonin kėshtjella pėr tu mbrojtur. Nuk e di se ēfar faktesh do tė na nxjerrrė shteti bullgar por si do ti pėrgėnjshtrojė kėto fakte his-torike. Edhe vetė studjuesit sllave ēfardolloj mėnyre qė tė pėrdorin pėr ti pėrgėnjeshtruar prapė se parapė nuk mund qė tė na mohojnė origjinėn. Historinė e njė populli nuk mund ta vjedhėsh, ta tjetėrsosh, dhe nėqoftė se arrin ta tjetėrsosh prap se prap njė ditė do tė dalė nė shesh. Nė njė libėr tė njė historiani tė huaj kam lexuar se “historia e grekėve njė ditė do tė shkruhej nga e para.”Besoj se ėshtė shumė e qartė thėnia e kėtij historiani dhe nuk do mė koment. Pra mė sipėr thamė se emrin Gollobordė e gjetėm nė defterin turk tė vitit 1467 me emrin “Dulgobrdo”kurse tradita gojore na e kep me emrin Gollobrdo.. Njė fshat me njė emėr tė tillė e gjejmė nė zonėn e prespės tė rrethit tė sotėm tė Bilishtit nė perfekturėn e Korēės. Tani le ta shohim me kujdes fjalėn Gollobrodo. Pra-pashtesa e fjalės brdo do tė thotė mal, sepse edhe nė Kosovė gjendet njė qendėr min-erare e emėrtuar Novo brdo. Ndėrsa parafjala Goll nė gjuhėn e kulluar shqipe do tė thotė vend I zbrazur. Gjatė shekujve pa tjetėr qė fjala ka evoluar dhe ka arritur nė vet-vete si toponim sllav. Port ė mos harrojmė se nuk ishin sllavėt ata qė e pushtuan tė parėt Ilirinė pėr njė kohė tė gjatė, para tyre tashmė dihet se kanė qenė romakėt tė cilėt kėtė qendėr minerare nė Kosovė e quajtėn Nova Monte. Pra duket shumė qartė se pushtimet e huaja sa herė qė kanė ndodhur kundrejt nesh kanė lėnė gjurmėt e tyre. Rasti i mėsipėrm tregon qartė se pas largimit tė Romakėve kemi njė ndėrhyrje tjetėr nga ana sllave dhe kėto ndėrhyrje ne e lidhim edhe me emrin Gollobrdo pėr tė cilėn men-dohet se ka rrjedhu nga emrat Kalabėrdenj qė do tė thotė Kalabri, ku u institcionalizua nga na e sllavėve sikur tė ishte njė emėr sllav por nė fakt siē e pamė ky emėr ėshtė shqip. Profesori Rus A.M. Salishev shprehet se: Kishin jetuar atėherė Shqipėtarėt Kalabrii qė duke u shpėrngulur prej aty nė shek e XV_tė quhen Galabėrdenj, pra njerėz nga Golloborda. Pra qysh nė shek e XV-tė kjo trevė nga sllavėt ėshtė quajtur Gollobordė. Pra siē shihet gjatė historisė ky emėr ka pėsuar luhatje tė shumta dhe kėtė nuk mund ta hedhin poshtė studjuesit sllavė, se kjo trevė ka qenė e banuar nga Shqiptarėt. Bile bile ata vetė e kanė vėrtetuar se banorėt e Gollobordės janė Kalabėrdenej qė do tė thotė Arbėreshė-Shqipėtarė, dhe nė vendin ku janė shpėrngulur ata nga vetė studjuesit sllavė janė quajtur Arbėreshė-Shqipėtarė. Njė tjetėr studjues sllav na jep njė fshat tjetėr me emrin Vele Brdo. Pra siē e theksuam mė sipėr pjesa e kompozitės “Brdo” ėshtė e njėllojtė si tek fjala “ Gollobrdo”. Golloborda na del edhe me njė fjalė tjetėr “Kolloborne” e cila bėn pjesė nė qarkun e Dibrės. Pra ky studjues sllav e quan kėtė krahinė me emrin “Kol-loborna” dhe jo “Kollobordha”siē e gjejmė nėpėr harta dhe shpesh dėgjohet emėrtimi Gollobordė.

Hyrja

GOLLOBORDA  ZONE NE VERI-LINDJE  TE SHQIPERISE

Videot e fundit

32 views - 0 comments
37 views - 0 comments
39 views - 0 comments
36 views - 0 comments

Pelqej Facebook

Blog

by Golloborda | 0 comments
by Golloborda | 0 comments